Juventusi do të përballet në “San Siro” me Milanin në sfidën e javës e së 13 të Serie A. Me mungesën e Dushan Vlahoviçit, Thiago Motta do të jetë i detyruar që të ndryshojë sërish formacionin. Trajneri i “Zonjës së Vjetër’ shprehet se puna shkoi shumë mirë gjatë pushimit për sfidat ndërkombëtare. Por tani bardhezinjtë i pret një test i vështirë kundër “Djallit” në transfertë.

“Lojtarët e dëmtuar po marrin gjithë kohën e duhur për të rekuperuar. Jam i përqendruar në ndeshjen ndaj Milanit, për të tjerat do të kemi kohë. Jam i fokusuar te kjo ndeshje, për të tjerat do të kemi kohë! Duam të bëjmë një ndeshje të madhe ndaj një ekipi të madh si Milani. Milani është shumë i fortë në tranzicion, duhet të bëjmë shumë kujdes! Ka lojtarë me cilësi, nuk duhet ta lejojmë që të futet në thellësi! Duhet të mbrojmë gjithnjë si grup e kurrë një kundër një”, tha Motta.

Juventusi ka shënuar vetëm dy gola në shtatë ndeshjet e fundit në Serie A kundër Milanit, nga maji 2021 e në vazhdim. Bardhezinjtë janë ekipi i vetëm kundër të cilëve Milani ka barazuar në shtëpi më shumë ndeshje në Serie A, 34 në total, ndërsa ka arritur 30 fitore.

Të dyja skuadrat vijnë në këtë takim në mënyra të kundërta. Nga njëra anë, Paulo Fonseca do të ketë në dispozicion të gjithë skuadrën dhe do të jetë në gjendje të zgjedhë njëmbëdhjetëshen më të mirë për të hedhur në fushë për Djallin. Megjithatë, infermieria është plot për Thiago Motta-n, i cili do të duhet të bëjë pa shtatë lojtarë, i fundit nga të cilët Vlahovic, i cili u dëmtua me kombëtaren e tij.

Klan News