Juventus mund të huazojë nga PSG Randal Kolo Muani. Futbollisti është përdorur pak nga trajneri Luis Enrique dhe në ndeshjet e fundit nuk ka luajtur edhe për shkak të një dëmtimi.
Gjithsesi ai është i pakënaqur në klubin parizien. Palët duket se nuk pajtohen më, edhe për faktin se mendohet se trajneri spanjoll do të vijojë punën në Francë.
PSG mund të jetë dakord me huazimin që tani në Janar madje mund të paguajë edhe një pjesë të pagës së tij që për gjashtë muajt e mbetur të sezonit është 8 milionë Euro.
Edhe futbollistit i volitet që të gjejë shpejt një skuadër tjetër në mënyrë që të përshtatet dhe të jetë gati për sezonin e ardhshëm.
Me karakteristikat e tij, Kolo Muani mund të përshtatet mirë me Vlahovic. Nëse gjërat shkojnë mirë deri në Qershor atëherë biseda mes PSG dhe Juventus mund të bëhet serioze për kartonin e lojtarit francez.
Tv Klan