Proteinat janë një nga elementët më të rëndësishëm që ne marrim nga ushqimi. Sot një ndër debatet e mëdha është përdorimi i pesticideve te ushqimet, modifikimi gjenetik apo edhe format më moderne si ushqimi laboratorik dhe i printuar në 3D.

Deebati konsiston kryesisht në ndryshimin e gjenomës së njeriut si rrjedhojë e ushqimit dhe pasojat afatgjata ndër të cilat presupozohet që rrit edhe rrezikun e autizmit.

Fatjona Lubonja, kërkuese shkencore për autizmin, shpjegon në “Shije Shtëpie” në Tv Klan ndërlidhjen mes ushqimit, proteinave dhe spektrit përmes një studimi të ri.

Fatjona Lubonja: Autizmi deri tani, në ktëë moment konsiderohet si një sëmundje e çrregullimit të sinapseve që janë ato degëzimet për të pasur njëfarë memorieje, mendimi, të foluri, çdo gjëje që veprojmë. Do të doja të shtoja dhe kjo është një risi e fundit që ka dalë, nuk e kam thënë asnjëherë se unë zakonisht shkruaj, një studim që ka dalë në një nga revistat më prestigjioze të studimeve të fundit, është publikuar një artikull, një studim që thotë memoria në përgjithësi, sesi i mbajmë mendimet, sesi i rregullojmë është bazuar në disa proteina.

Këto proteina janë shumë të rëndësishme sepse aktiviteti i tyre bën që ne të mbajmë mend. Nuk është vetëm një proteinë, por janë disa proteina që bashkëpunojnë me njëra-tjetrën. Domethënë nëse bashkëpunimi i këtyre proteinave nuk bëhet fare, nuk kemi memorie. Në qoftë se nuk zgjat, atëherë kemi memorie të shkurtër dhe në qoftë se ato bëjnë një degëzim shumë të fortë të sinapseve, atëherë do të kemi një memorie më të gjatë./tvklan.al