Kompania Salillari drejt përfundimit të urës së Kukësit. Kjo urë është ndërtuar nga kompania Salillari. Financimi për urën e Kukësit është bërë nga kompania Salillari dhe Kastrati Group.
Ditët e fundit është publikuar pamja e urës së Kukësit, e cila po ndërtohet në Rrugën e Kombit për të shmangur një kthesë 90 gradëshe në hyrjen në Kukës. Ndërtimi i kësaj ure që është 320 metra i gjatë, 270 metra pa asnjë këmbë, e gjitha e varur.
Ura ka harkun më të lartë në Evropë, bëhet fjalë për urën me hark, jo ura më e madhe në Evropë. Pra, ka harkun e salduar më të madh në Evropë që është përshtatur për erërat dhe për çdo gjë tjetër. Është një investim prej 35 milionë euros i kompanisë Salillari dhe “Kastrati Group”, i cili pritet ta vendosë atë në punë në fillim të kësaj vere.
E veçanta e urës është se është një urë që rrëshket, noton në liqen, derisa vendoset në anën përballë. 5 mijë e 300 tonë çelik janë dashur për projektin e urës, vetëm për kontruksionin e saj. Është vepra më e madhe e këtij lloji në Shqipëri, ura me harkun më të lartë në Evropë, 67 metra e lartë.
Drejtuesi i emisionit “Opinion” në Tv Klan, Blendi Fevziu, ka parë nga afër punimet që po kryhen për urën më të madhe të Kukësit.
Blendi Fevziu: Spartak, sa kohë ke që punon me urën?
Spartak Tumani, administrator i AHC: Ura ka 3 vite e pak që është në proces ndërtimi, fillimisht në 2020-ën kemi marrë pjesë në projektin, kemi zgjedhur kompaninë projektuese. Zgjodhëm këtë formë për 2 arsye kryesore: E para, që kjo është vepra më e madhe që kemi ne si koncesionarë në punimet tona kapitale dhe donte që t’i jepje formën dhe madhësinë e duhur dhe tjetra është që kemi poshtë një liqen që ka nivele të ndryshueshme të ujit dhe nuk menaxhohet dot prej nesh dhe kjo e bën të domosdoshëm që të punosh jashtë nivelit të ujit.
Blendi Fevziu: Sa ka kushtuar si urë?
Spartak Tumani, administrator i AHC: Aktualisht jemi në nivelin e 33-35 milionë Eurove, bashkë me shtresat e punimeve që kanë dalë gjatë rrugës.
Blendi Fevziu: Kur mbaron?
Spartak Tumani, administrator i AHC: Nënkontraktorët tanë po punojnë me dy turne, 24 orë dhe pretendojmë që në këtë verë, rruga do të jetë e hapur për trafikun.
Blendi Fevziu: A është kjo një ndër punët më të vështira që keni bërë?
Spartak Tumani, administrator i AHC: Kjo ka edhe diçka tjetër që krahas vështirësisë së punës, kjo urë për inxhinierët dhe për ne që kemi punuar është një shkollë më vehte.
/tvklan.al