Një pyetje e Marina Vjollcës për mbrojtësin e Turqisë, Kaan Ayhan, duket se e kapi të papërgatitur Arjan Peçon në studion e emisionit “Kampionët” në Tv Klan. Duke përfituar nga situata Alban Bushi nuk kursen batutat komike duke e shpërqendruar jo vetëm Peçon, por në fakt duke bërë lëmsh gjithë studion.
Marina Vjollca: Peço, Kaan Ayhan.
Arjan Peço: Kush më fal?
Marina Vjollca: Kaan Ayhan një mbrojtës që u vendos në mesfushë. Më shpjego pak sa ndikoi ky fakt?
Alban Bushi: Peço ai kaçurrelsi me flokë të zeza.
Arjan Peço: Po, po e di kush është!
Alban Bushi: S’është kaçurrels fare. Ai është qeros.
Marina Vjollca: O Bushi po shpërqendron studion, pse po qesh?
Alban Bushi: Po edhe ti Marina, Kan a Jang, si ta kuptojë ai, Turqia nuk është Franca. Unë i thashë për kaçurrela, ai tha po, pastaj u kujtua që është qeros, ai tha prapë po.
/tvklan.al