Përbërësit:
300 gr kadaif
100 gr luleshtrydhe
50 gr sheqer
20 gr mjalt
Për kremin:
200 gr qumësht
70 gr sheqer
30 gr niseshte
100 gr pana
Vezë
Esencë vanilje
Përgatitja:
Në një tenxhere vendosim fillimisht qumështin dhe esencën e vaniljes që të ngrohen. Në një tas vendosim një vezë të plotë dhe një të verdhë veze, shtojmë sheqerin dhe i përziejmë me mikser derisa të fryhen. Ndërkohë që i përziejmë shtojmë niseshtenë dhe dalngadalë edhe qumështin e ngrohtë. Pasi i kemi përzier të gjitha produktet bashkë i hedhim në tenxhere dhe e përziejmë që të mos formoj kokrriza. Pasi mpikset e hapim kremin në një tepsi që të ftohet. Në një tjetër tas vendosim panën dhe e fryjmë me mikser. Më pas në të shtojmë edhe kremin e ftohur dhe i përziejmë bashkë. Kadaifin e lyejmë me të bardhë veze, e vendosim në një formë të rrumbullakët dhe e fusim në furrë që të piqet. Lajmë luleshtrydhet, i presim në kubike, shtojmë në to sheqer dhe i përziejmë.
Në një tenxhere vendosim sheqer për ta karamelizuar. Sapo të marrë ngjyrën kafe shtojmë në të mjaltë dhe vazhdojmë i përziejmë. Shtrojmë në pjatë fillimisht kremin, vendosim mbi të kadaifin e pjekur, të cilin e mbushim me luleshtrydhe dhe mbi të shtojmë sheqerin e karamelizuar me mjaltë.
/tvklan.al