Menaxhimi i ndërmarrjeve të ujësjellësave do t’i kalojë bashkive brenda 2005 (dy mijë e pesës) dhe komunave brenda 2006 (dy mijë e gjashtës). Autoritetet po provojnë aktualisht në disa rrethet e vendit forma të privatizimit të këtij sektori.
Bashkim Fino: “Me hapat që do t’pasojnë me zhvillimin e reformës se decentralizimit të ktij sektori për vitin 2004 (dy mijë e katër) do t’jenë hapa dinamikë të cilat do t’jenë sfida e ktij viti për ktë sektor me objektiv që proçesi t’përfundojë në vitin 2005 (dy mijë e pesë). Për kalimin nën përgjegjsinë e pushteti vendor të ktij sektori nuk do të thotë që qeveria do t’heqë dorë nga mbështetja me asistencë teknike, me fonde investimesh. Me mbështetjen e Bangës Botërore është duke u zbatuar kontrata e menaxhimit me operatorë privatë në 4 (katër) qytete: Durrës, Fier, Lezhë dhe Sarandë. Në proçesin e përgatitjes është dhe kontrata me koncesion për Bashkinë Berat dhe Kuçovë .”
Ministri Fino theksoi se ndërmarrjet e ujësjellësve do të zhvishen nga të gjitha borxhet që kanë ndaj të tretëve përpara kalimit nën menaxhimin e vendorëve. Këto deklarata Fino i bëri gjatë konferncës mbi menaxhimin e ujësjellës-kanalizimve e organizuar nga Ministria e Rrgullimit të Territorit ku merrnin pjesë antarë të qeverisë, deputetë dhe donatorë të ndryshëm. Gjatë viti 2003 (dy mijë e tre) janë investuar në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve afro 95 (nëntëdhjetë e pesë) milionë euro fonde të donatorëve të huaj ndër të cilët më kryesorët janë: Banka Botërore, KfË, programi “FAR” dhe qeveritë italiane dhe austriake. /tvklan.al