Banorët e fshatit Zall Herr kanë shprehur shqetësimin e tyre në redaksinë e
www.tvklan.al
.
Kjo pasi prej kohësh, ata vuajnë mungesën e pastrimit të zonës ku jetojnë, edhe pse siç deklarojnë, i kanë paguar të gjitha taksa. Banorët kërkojnë ndihmën e Bashkisë Tiranë për pastrimin e mbeturinve, të cilat kanë “pushtuar” rrugët e tyre.
Banorët shprehen se, edhe pse janë ankuar disa herë në dyert e kësaj Bashkie, askush nuk ka shkuar për të pastruar, apo qoftë edhe për të parë në çfarë gjendje është situata.
Sikurse duket edhe në videon që banorët kanë sjellë në redaksinë tonë, plehrat e hedhura janë në çdo cep të rrugëve./tvklan.al