Pas 14 ditësh në qeli, ish-Presidenti Ilir Meta, iu drejtua Gjykatës së Posaçme të Apelit me ankim dhe kërkon lirinë.

Nëpërmjet avokatit të tij, Genc Gjokutaj, Meta, e konsideron vendimin për arrestin e tij, të marrë me hamendësime.

Gjokutaj paralajmëroi kallëzim në prokurori edhe për mënyrën e arrestimit të ish-presidentit.

Po këtë të hënë, ankim kundër masës së sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur” dorëzoi edhe Monika Kryemadhi.

Ajo gjithashtu u paraqit para oficerit të policisë gjyqësore në zbatim të vendimit të gjykatës dhe për mediat tha se ka përgatitur mbrojtjen e saj ligjore.

Meta dhe Kryemadhi akuzohen nga SPAK se gjatë ushtrimit të detyrave të tyre në të shkuarën janë përfshirë në korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

Prokurorët e Posaçëm argumentojnë se hetimet treguan se ata kishin përdorur pushtetin për favorizime të njerëzve të tyre dhe kishin marr prej tyre vlera monetare.

Tv Klan