Një 79-vjeçar është aksidentuar për vdekje në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm.
Korrespondentja e Klan News, Anila Sefa raporton se i moshuari nuk ka hipur në mbikalim, por ka kaluar mbi trafikndarësen.
Në momentin që u fut në rrugë, është përplasur nga një furgon që po kalonte në këtë aks. Mjeti drejtohej nga një 27-vjeçar, i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton mbi rrethanat e këtij aksidenti.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 08:20, në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”, shtetasi H. F., 27 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin A. F., 79 vjeç.
Si pasojë e përplasjes shtetasi A. F., ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi H. F., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grrupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
/tvklan.al