Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar sot një shofer, i cili ka tentuar të korruptojë një policm me 5 mijë Lekë.
“Gjatë patrullimit parandalues policor, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, kanë konstatuar drejtuesin e një automjeti me iniciale G. T, 31 vjeç, se vazhdon lëvizjen ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalon atë”, njofton Policia.
Gjatë kryerjes së veprimeve policore dhe administrative, drejtuesi i automjetit, i ka ofruar agjentit verifikues një kartmonedhë prerje 5000 lekë, me qëllim shmangien e masës administrative.
“Në këto kushte, është bërë menjëherë arrestimi në flagrancë i shtetasit me iniciale G. T, për veprën penale “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal”, vijon Policia./tvklan.al