Komisioni i Pavaruar i kualifikimit ka konfirmuar në detyrë Gjyqtaren e Apelit të Durresit, Anita Mici. Gjyqtarja Mici është hetuar për të tre kriteret e vleresimit.
Në fakt, komisioni i ka kërkuar shpjegim gjyqëtares për lirimin me kusht të kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, ku Anita Mici ishte në trupën gjykuese.
Në arsyetimin e saj, gjyqtarja e ka cilësuar vendimin e diskutueshëm si të bazuar në ligj.
Edhe problemi me pasurinë ngriti diskutime, por në fund të seancës, Komisioni e ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren e Durrësit.
Klan Plus