Isida Mollaymeri, balerina e Teatrit të Operas dhe Baletit e mori propozimin e saj të ëndrrave, në Toskanë të Italisë ku tha “po”. Me programin “Rudina” në Tv Klan, ajo ndau edhe detaje prej tij, nga njohja me partnerin dhe tashmë janë gati për të hedhur një tjetër hap. Dëshira më e parë e balerinës është një dasmë e madhe siç e ka ëndërruar dhe sigurisht, familja.
Isida Mollaymeri: Planet e tjera është familja. Unë kam shumë qejf dasmën. Unë vdes për dasmat, jam nga ato persona që edhe kur jam në dasmat e të tjerëve e shijoj pafund, vetëm kërcej.
Rudina Magjistari: Kur ti të jesh nuse kushedi si do të kërcesh gjithë kohës në dasmën tënde.
Isida Mollaymeri: E kam ëndërruar gjithmonë veten nuse dhe gjithmonë për të qenë ajo dasma e madhe, me shumë njerëz, unë kam edhe shumë shoqëri fatmirësisht, Zoti më ka bekuar edhe për këtë gjë sepse mendoj që shoqëria ka një ndikim shumë të madh në jetën time, falë asaj që unë jam sot është edhe një ndikim i shoqërisë, mënyrën sesi unë jam rritur dhe mënyrën sesi ata kanë ndikuar tek unë dhe mendoj që duhet bërë.
Rudina Magjistari: Do ta bëni këtë vit?
Isida Mollaymeri: Kemi qejf, por nuk qenka kaq e lehtë dasma sepse edhe vendi, edhe…
Rudina Magjistari: Ti dashke edhe dasmë të madhe, ka punë.
Isida Mollaymeri: Po, mendoja gjithmonë që kishim vetëm këto eventet dhe shfaqjet dhe donin përkushtim, por jo edhe dasma qenka një angazhim goxha i madh sepse duhet që të bëhet ashtu siç duhet edhe ashtu siç unë e kam ëndërruar gjithmonë./tvklan.al