Fjorald Zguro: “Punimet në autostradën Lushnje-Fier po avancohen. Përveçse një kah i saj është i hapur dhe funksionon për kalimin e automjeteve edhe pjesa tjetër, pra dy korsitë e saj, është duke u shtruar me shtresat asfaltike.”
Gjendemi në pikun e sezonit veror dhe pikërisht ky aks është një ndër arteriet kryesore që shoqëron turistët drejt plazheve të jugut.
Ritmi i kënaqshëm i punimeve ka ndihmuar në eliminimin e trafikut për automjetet e panumërta që qarkullojnë në këtë rrugë.
Ndërtimi i autostradës Lushnje-Fier ka hyrë në fazën finale dhe pritet të përfundojë brenda afateve.
Ajo është e gjatë 22 kilometra dhe e gjerë 22 metra me dy korsi për çdo drejtim. Projekti respekton standardet e adoptuara nga Bashkimi Evropian përfshi këtu dhe pajisjen me sinjalistikën e duhur.
Vlera e investimit arrin në 17.5 milion euro dhe është një financim i qeverisë italiane./tvklan.al
Gazetar: Fjorald Zguro