Siguria në Euro 2008 është një nga elementet, të cilëve u është kushtuar një vëmendje e madhe.

Në fillim të kampionatit 1200 policë francezë ka qenë një forcë më shumë për policinë zvicerane, por edhe kjo ka patur koston e saj.

Të gjithë policët janë sistemuar në hotelin me pesë yje krah “Uniplaza” të Gjenevës dhe për qëndrimin e tyre në këtë hotel qeveria zvicerane ka shpenzuar rreth 100 mijë euro.

Sipas të përditshmes zvicerane, “La tribune de Geneve”, për çdo polic është paguar rreth 200 euro në natë, megjithatë sipas një zëdhënësi të policisë franceze bëhet e ditur se 1200 policët e thirrur për sigurimin e kombëtares franceze dhe të tifozëve francezë janë akomoduar në këtë hotel për të qenë më pranë kombëtares së tyre, por ata nuk kanë patur një shërbim me pesë yje.

Sipas saj për uniformat blu franceze nuk ka patur ndërrim të përditshëm të çarçafëve, milibarit, internet wireless, madje edhe telefonat i kanë patur të shkëputur si dhe asnjë pije nuk ka shkuar në llogari të dhomave./tvklan.al

Gazetar: Erion Todhe