Të shtunën për javën e 29 të kampionatit Tirana dhe Partizani do të luajnë në derbi, por ndeshja e fundit e kampionatit kundër Tiranës ka qenë gjithmonë një makth për Partizanin. Të kuqtë duhet të largojnë fatin e keq që e ndjek që prej sezonit 94-95 që prej këtij viti Partizani nuk e ka fituar ndeshjen e fundit të kampionatit me bardh e blutë.
Për dhjetë sezone radhazi Partizani ka humbur 7 derbit me Tiranën dhe ka barazuar 3, kësaj radhe i duhet fitorja për të qëndruar në vendin e dytë dhe për të shpresuar ende për titullin kampion.
Hasan Lika: “10 vitet e fundit domethënë një dekadë atëherë ka mbaruar kjo dekadë fillon një dekadë tjetër.”
Por futbollistët e Tiranës nuk mund të harrojnë humbjen 4 me 1 të fazës së dytë të këtij sezoni.
Indrit Fortuzi: “Kam prej disa vitesh që luaj te klubi i Tiranës dh pothuajse në të gjitha vitet ne kemi dalë superior ndaj derbit ndaj rivalëve kryesorë si Partizani, mendoj që dhe lojtarët vetë do të kenë një lloj hakmarrje, një lloj nxitje të madhe që do të ketë në këtë ndeshje. Tirona e ka për detyrë ta fitojë këtë ndeshje jo vetëm thjesht or të larë humbjen që kemi pësuar të fundit.”
Të shtunën në “Qemal Stafa” pritet një organizim prej feste edhe nga tifozët e Partizanit. Në klub janë shpërndarë edhe pagat e tre muajve të fundit dhe motivimi i futbollistëve nuk do të mungojë./tvklan.al
Gazetar: Erion Todhe