Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Iniciativa dhe kërkesa e qytetarëve ka bërë që kandidatët për kryetar komune në Sineballa të rrethit të Kavajës, të ballafaqohen me njëri-tjetrin në prani të komunitetit që duhet t’i votojë. Diskutimi publik ka pasur për qëllim, njohjen e votuesve me alternativat e dy konkurrentëve kryesorë, kandidati demokrat Ilir Kasa dhe kandidati socialist Mexhit Saliu.

Një pjesë e komunitetit ka insistuar që kandidatët të mos prezantohen vetëm në mitingje elektorale, por të vihen përballë njëri-tjetrit në deklarimet e tyre. Diskutimi publik është realizuar duke respektuar kohë të barabartë në përgjigjet e së cilit, si dhe nuk janë lejuar ndërprerjet e deklarimeve nga vetë, konkurrentët.

Të dy kandidatët u janë përgjigjur pyetjeve në lidhje me alternativat që ofrojnë për zhvillimin e zonës dhe drejtimin e komunës, në bazë të një minutazhi të kontrolluar. Diskutimi publik është monitoruar nga përfaqësues të USAID dhe të Institutit Demokratik Amerikan./tvklan.al