Një gjykatë amerikane ka bllokuar përkohësisht urdhrin e Presidentit Donald Trump që pezullonte nga puna 2200 punëtorë të Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Vendimi i gjykatës erdhi vetëm pak orë para hyrjes në fuqi dhe do të qëndrojë të paktën deri në 14 Shkurt.
Padia u ngrit në minutën e fundit nga dy sindikata që thanë se po përpiqeshin të shpëtonin agjencinë duke e konsideruar urdhrin e Presidentit në shkelje të Kushtetutës.
Trump ka argumentuar se USAID po shpërdoron paratë e taksapaguesve duke u shprehur se do ta çmontojë atë duke larguar të 10.000 punonjësit e agjencisë.
USAID është donatori më i madh i ndihmës në botë. Dy të tretat e stafit të saj punojnë jashtë shtetit. Vetëm pak orë pasi Trump mori detyrën më 20 Janar, ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv që ndalonte të gjithë ndihmën e huaj derisa këto fonde të verifikoheshin nëse përputheshin me politikën e tij “Amerika e para”.
Kjo çoi në ndalimin e punës në rreth 120 vende, duke përfshirë edhe rajonet më të varfra të botës. Buxheti i USAID-it arrin në rreth 40 miliardë dollarë në vit.
Tv Klan