Lajme Arkiva 2003
Kreshnik Çollaku është një tjetër kandidaturë opozitare për Bashkinë e Tiranës. Partia Demokrate e Re ndonëse e vonuar në përzgjedhjen e kandidaturës ajo ka vendosur Çollakun si alternativën më të mirë për të përballur sfidantët e tjerë.
Kreshnik Çollaku: Dy rivalët e mi janë bërë pak si Coli me Lolin, njëri del nga mëngjesi deri në darkë duke mbledhur vullnetarë ndërsa tjetri premton referendume për kanalizimet e ujërave të zeza. Partia Demokrate e Re dhe unë si kandidat jemi të vendosur që të lëmë mënjan zhurmat, spektaklet, butaforinë.
Çollaku është sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokrate të Re, kandidati i reformatorëve, kërkon ti japë një frymë të re Tiranës dhe më pranë problemeve të realitetit të saj.
Kreshnik Çollaku: Caktimi im si kandidatë përmbush pikërisht atë nevojë që Tirana ka nevojë për të zgjidhur problemet e mëdha të saj që janë shumë më të mëdha se rrugët e ndriçuara dhe të shtruara edhe pse janë një element pozitiv. Por problemet janë shumë më të mëdha dhe më realiste në Tiranë dhe ne besojmë se duke u bazuar në eksperiencën dhe në mendimin e profesionistëve më modern në këtë fushë do të japim një program realist për zgjidhjen e problemeve të Tiranës dhe tiranasve./tvklan.al