Sarah Palin i shton pikë kandidatit republikan duke e ngritur atë në avantazh. Sondazhi më i fundit nga GALLUP tregon qartë se pas kaq muajsh, John McCain, ka sfiduar rivalin e tij demokrat, Barack Obama, i cili deri më tani qëndronte pesë deri në tetë pikë përpara.

Ndërsa sot në krye të sondazhit është McCain me katër pikë avantazh ndaj demokratit, Barack Obama.

Analistët e shpjegojnë këtë fakt me lëvizjen e fundit të 72-vjeçarit, i cili zgjodhi si kandidate një grua, pikërisht Sarah Palin.

Pavarësisht se në CV i mungon eksperienca në politikat e jashtme duket se emri i saj në radhët e Partisë Republikane është mjaft favorizues.

Të tjerë mendojnë se konventa ishte një tregues i mirë i preferencave të amerikanëve për presidentin e ardhshëm.

Nga të pyeturit në sondazh 50% do të zgjidhnin John McCain si president, ndërsa 46% Barack Obamën.

Më herët kandidati republikan gjatë një interviste televizive bëri të njohur disa nga qëllimet e tij, siç ishte fakti se nëse do të zgjidhet president në stafin e tij do të ketë edhe demokratë./tvklan.al