Policia e Durrësit ka parandaluar një ngjarje kriminale. 3 persona janë vënë në pranga pasi dyshohet se kanë kanosur një 44-vjeçar.
Janë arrestuar Bajram Roçi, Bekim Çera dhe Ylli Murati. Këta të fundit lëviznin me automjete ndërsa njëri prej tyre ishte i blinduar.
Brenda tij, Policia gjeti 3 armë zjarri, kallashnikov dhe pistoleta si dhe municion luftarak, por gjithashtu edhe një radio si ato të policisë.
Mësohet se 4 personat kishin një konflikt mes tyre ndërsa kishin udhëtuar nga Tirana drejt Durrësit për tu sqaruar.
Klan News