Ka degjeneruar ne grushte dhe me pas ne përleshje me armë festa e një grupi adoleshentesh ne lagjen nr. 1 të qytetit te Durrësit.

Grindja që nisi në lokalin ku të rinjtë po festonin ditëlindjen e një shoku të tyre, vijoi me pas me përdorimin e armeve ne ambientet jashtë tij.

Si pasojë mbeti i vdekur një 16-vjeçar, ndërsa u plagos rende shoku i tij 18-vjeçar.

Dy te rinjtë ranë pre e sulmit me pistolete nga dy bashkëmoshataret e tyre. Viktima K.M gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa shoku i tij u transportua ne gjendje kritike për jetën ne Spitalin Ushtarak ne kryeqytet.

Dy autoret, një 19-vjeçar dhe shoku i tij 16-vjeçar, u larguan menjëherë nga vendngjarja, por u arrestuan pak orë më vonë nga policia e qytetit bregdetar.

Bashke me ta forcat e rendit bënë te mundur dhe sekuestrimin e armës se krimit. Sipas policisë ngjarja e rende ndodhi pas një sherri për motive banale mes te rinjve./tvklan.al