Protestat e dhunshme për tragjedinë në Larisa ku humbën jetën 57 persona dy vite më parë sollën reagimet e para në shtetin fqinj.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis premtoi se do të bënte investime me qëllim përmirësimin e transportit hekurudhor.

Mitsotakis pranoi se nuk ishte bërë mjaftueshëm për të ndërtuar një sistem transporti të sigurt dhe modern, duke thënë se protestat më të mëdha në historinë e fundit theksojnë nevojën për veprime konkrete.

“Qytetarët si ata që marshuan në protestë, ashtu edhe ata që u pikëlluan në heshtje kërkuan: të vërtetën dhe drejtësi për viktimat, një shtet që merr masa për të siguruar që një tragjedi e tillë të mos përsëritet kurrë dhe transport publik i sigurt dhe modern që vendi meriton”, tha Kyriakos Mitsotakis.

Protestat e dhunshme të së premtes dëshmojnë se Mitsotakis po përballet me testin e tij më të madh politik që nga zgjedhja në Korrik 2019.

Partia kryesore e opozitës Pasok do të paraqesë një mocion votbesimi të mërkurën që pritet të shkaktojë debatesh të medha në parlament.

Klan News