Mbyllja e një pjesë të sheshit “Skënderbej”, pa asnjë paralajmërim nga ana e Bashkisë krijoi rrëmujë dhe trafik thuajse në çdo rrugë të kryeqytetit, gjatë gjithë ditës së djeshme, deri në mbrëmje.
Disa muaj më parë, Kryetari i Bashkisë së Tiranës kishte premtuar se sheshi do të mbyllej pasi të hapej Unaza e Vogël.
Por dje sheshi u mbyll, edhe pse në Unazë punimet nuk kanë përfunduar dhe pjesa nga Rruga e Dibrës deri tek Bulevardi Zogu i Parë, nuk është hapur.
Kjo shkaktoi kaos në trafik, por Kryetari Veliaj, në një takim me administratorët, tha se qytetarët duhet të bëjnë durim.
Sa i takon Unazës së Vogël, Veliaj u shpreh se pas miratimit të shpronësimeve nga qeveria, punimet do të përfundojnë brenda Tetori.
Tv Klan