40 kilogramë kokainë janë sekuestruar në Porto Sant’Elpidio të Livornos. Në pranga kanë rënë tre persona, mes të cilëve edhe një i ri shqiptar. Bëhet fjalë për një 32-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë publik.

Të arrestuarit shkuan në port për të marrë sasinë e lëndës narkotike, por aty u ishte organizuar një kurth nga efektivët e policisë duke i arrestuar.

Operacioni u krye pas disa muajsh hetime ku në fokus ishte një organizatë kriminale ndërkombëtare shqiptare. Droga u gjet në një kontejner nga Guardia di Finanza.

Në total u kapën 36 pako me kokainë, të cilat do të dilnin në treg në brigjet e Fermos dhe Maceratas. Në total, kjo sasi droge do të sillte fitime deri në 3 milionë euro për trafikantët.

Tashmë nën hetim është zinxhiri i furnizimit të kësaj sasie të madhe droge dhe lidhjet me shpërndarësit lokalë.

Ndërkohë mësohet që deri më tani shqiptari ka “kyçur” gojën dhe nuk ka folur asgjë para efektivëve. Sa i përket lëndës narkotike, sapo të analizohet, ajo do të digjet./tvklan.al