Nga java e ardhshme dronët “Bayraktar” do përdoren për monitorimin sistematik të territorit të vendit. Ministri i Brendshëm në një prononcim për mediat tha se në fokus të veçantë do të jetë monitorimi ajror kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Taulant Balla, Ministër i Brendshëm: Falë protokollit të bashkëpunimit edhe me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithëshëm të Ushtrisë ne do të përdorim edhe dronët “Byaraktar” të cilët do të bëjnë një monitorim sistematik të të gjithë territorit të Shqipërisë, me në fokus luftën kundër fenomenit të kultivimit të lëndëve narkotike, kryesisht kanbis sativa.

Krahas zbulimit të kanabisit dronët do përdorën edhe për të luftuar fenomenin e ndërtimeve pa leje, apo forma të tjera të krimeve mjedisore.

Përveç dronëve “Bayraktar” në muajin Maj pritet të nisë edhe kontrolli ajror i Guardia di Finanzas, për evidentimin e parcelave me kanabis.

Nga ana e policisë së shtetit ndërkohë është hartuar një plan me qëllim goditjen e këtij fenomeni. Pjesë e planit të masave janë 12 drejtoritë e qarqeve, të cilat janë përgjegjëse për parandalimin e kultivimit, por edhe të ndalimit të personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Klan News