Një punëtor shqiptar në Itali ka humbur jetën tragjikisht gjatë një aksidenti gjatë punës.
Viktima është një 29-vjeçar, raportojnë mediat italiane, të cilat sqarojnë se ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të marte në Livorno.
Nga rindërtimi i dinamikës së aksidentit, ka rezultuar se shqiptari u përplas nga kamioni i kompanisë ku ai është i punësuar.
Hetuesit thonë se kamioni u përmbys teksa punëtorët ishin duke punuar, dhe goditi 29-vjeçarin shqiptar. Në vendngjarje shkuan me urgjencë ekipet e emergjencës për t’i dhënë ndihmën e parë punëtorit shqiptar.
Për fat të keq, 29-vjeçari nuk mundi të shpëtonte. Autoritetet po hetojnë zbatimin e rregullave të sigurisë në punë për këtë ngjarje tragjike. /tvklan.al