Polica Kufitare e Gjirokastrës gjatë kryerjes së patrullimit në superstradën Gjirokastër-Kakavijë, në vendin e quajtur Kthesa e Bularatit ka gjetur një çantë me 47 kg marihuanë. Së bashku me sasinë e lëndës narkotike është gjetur dhe një armë automatike. Pranë vendit të ngjarjes janë parë dy mjete që lëviznin në drejtim të Vriserasë. Me gjithë ndjekjen e tyre, nuk është bërë i mundur arrestimi i personave të dyshuar, ndërkohë që materialet i kanë kaluar Prorkurorisë së rrethit.
Po nga Polica e Qarkut të Gjirokastrës, gjatë orëve të mbrëmjes, është bërë i mundur arrestimi i shtetasit Petrit Muça. Arrestimi i tij u bë në bazë të një urdhër-ndalimi të nxjerrë nga Prokuroria e Rrethit të Korçës, pasi disa ditë më parë në makinë e tij janë gjetur 216 pako lëndë narkotike. /tvklan.al