Arrestohet në Rinas Gazmend Haxhia, i shpallur në kërkim për çështjen e abuzimit të fondeve me SASPAC, për të cilin në pranga përfundoi ish-ministri Ilir Beqaj. Për Haxhian, GJKKO ka caktuar në mungesë masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Haxhia është pronar i kompanisë ‘Landways International’ i akuzuar nga SPAK si bashkëpunëtor i ish-ministrit Ilir Beqaj në dosjen e shpërdorimit të fondeve të BE-së. Ndaj tij SPAK ka ngritur akuzën “mashtrim me pasoja të rënda”.
Tv Klan