Ish-sulmuesi i Kombëtares, Edmond Kapllani, foli në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, për Virgil Van Dijk.
Sipas tij, mbrojtësi do të lërë shenjë te kombëtarja e Holandës, ndonëse theksoi se këtë vit do e kenë të vështirë për të fituar Europianin.
Kapllani deklaroi se Van Dijk, është si ‘Rambo’ me prezencën e tij, por jo si Ramos apo edhe trajneri i tij, Roland Koeman, kur ishte lojtar.
“Nuk është vetëm Koman që e adhuron Van Dijk-un. Klopp e ka thënë disa herë që mbrojtësi Van Dijk, është trajneri në fushë.
Në 2019, ishte në kulmin e tij dhe ishte mbrojtësi më i mirë në Europë dhe lojtari i dytë për ‘Topin e Artë’ pas Mess-it. Ka ardhur në kombëtaren e Holandës dhe do të lërë edhe gjurmë. Unë e shikoj Holandën që të ketë vështirësi për ta marrë Europianin.
Ky është një Rambo me prezencën e tij, por Rambo si Ramos apo Koeman, nuk është.”, deklaroi Kapllani./ tvklan.al