Kostas Karamanlis: “Mbështetja greke konsiston gjithashtu edhe në qëndrimin tonë pozitiv kundrejt perspektivës së liberalizimit të regjimit të vizave. Në këtë kuadër qeveria ime ndjek nga afër përparimin që është arritur në zbatimin e reformave të domosdoshme, të reformave që do të lejojnë liberalizimin e regjimit të vizave, duke i sjellë qytetarët e Shqipërisë më afër më afër qytetarëve evropianë. Siç e dini Greqia përbën gjithashtu një mbështetës të qëndrueshëm të ecurisë së Shqipërisë drejt BE-së. Ishim ndër të parët shtete anëtare të BE-së që inkurajuam dhe mbështetëm perspektivën e qartë evropiane të të gjithë vendeve të Ballkanit perëndimor dhe kjo që në presidencën greke të BE-së në vitin 2003. Atëherë me agjendën e Selanikut, u fiksua për herë të parë e ardhmja evropiane rajonit. Gjatë gjithë kësaj kohe Greqia mbështet ecurinë evropiane të Shqipërisë e cila sigurisht presupozon plotësimin e kushteve dhe kritereve integruese që vendos . Në këtë kuadër BE i jep rëndësi të posaçme çështjeve të tilla si zhvillimit të zgjedhjeve sipas standardeve ndërkombëtare, shtetit të së drejtës, përballimin e korrupsionit, respektimin e të drejtave njerëzore dhe minoritare. Adoptimi dhe zbatimi i të gjithë masave të domosdoshme në këtë drejtim në bazë të vlerave evropiane do të lehtësojë afrimin e Shqipërisë me familjen Evropiane./tvklan.al