Përbërësit:

300 gr sallaturina mikse

50 gr djathë i butë

50 gr banane

10 feta proshutë

2 qepë të njoma

1 qitro

Lajthi

Domate qershi

Vaj

Kripë

Piper

Përgatitja:

Në një tas vendosim të gjitha sallaturinat. Shtojmë në të pak qitro. Grijmë imët djthin, qepët e njoma dhe disa bajame dhe i bashkojmë bashkë në një tas. Më pas i marinojm me kripë, piper, vaj ulliri dhe rigon. Me përbërjen e përgatitur mbushim fetat e proshutës dhe i japim formën e karameleve. Pak nga lëngu i qitros e vendosim në gotën e mikserit, shtojmë kripë, piper, vaj ulliri dhe i miksojmë bashkë të gjithë ingredientët. Me salcën e përgatitur marinojmë sallatën. Në një tigan hedhim bajamet dhe i pjekim pak, më pas shtojmë në to sheqer dhe i përziejmë derisa të karamelizohen. Vendosim në pjatë fillimisht sallatën, anash saj “karamelet” dhe mbi to bajame të karamelizuara të grira imët.

/tvklan.al