Në një lidhje në Skype për programin “Rudina” në TV Klan, këtë pasdite ishte sipërmarrësja e sukseshme Silvana Hejinman.
Ajo tashmë prej kohësh është larguar nga Shqipëria për të jetuar me bashkëshortin e saj në Holandë.
Hejinman shprehet se pas rikthimit nga Brazili, kompania me të cilën udhëtuan ju bëri të ditur se një nga pasagjerët mund të kishte qenë i infektuar nga virusi. Kjo është arsyeja që në datën 7 Shkurt, sipërmarrësja është izoluar në shtëpinë e saj.
Silvana Hejinman: Jam në karantinë!
Rudina Magjistari: Prej sa ditësh?
Silvana Hejinman: E vërteta është që unë pata një udhëtim me Nikun, në Brazil dhe u kthyem në datën 6, ndërkohë që në datën 7 në mëngjes na vjen një email nga kompania me të cilën fluturuam dhe na thotë që ndoshta një pasagjer ka qenë i infektuar me virus dhe kështu që ne jemi mbyllur që në datën 7 Shkurt.
Rudina Magjistari: Po ato 14 ditët e provës kanë kaluar, kështu që juve figuruat negativ?
Silvana Hejinman: Patjetër! Ndërkohë që nuk patëm ndonjë shenjë për t’u shqetësuar dhe në ditet në vijim u ndërgjegjësua edhe opinioni publik dhe thirrjet dhe mesazhet nga media dhe qeveria për t’u karantinuar. Unë po respektoj karantinën privatisht. Natyrisht nuk është kaq fanatike dhe rregullat nuk janë kaq shtrënguese dhe strikte sa janë në Shqipëri dhe në vende të tjera. /tvklan.al