Në Bosnje synohej krijimi i një shteti islamik si dhe përgatitja e bazave për sulme terroriste të ngjashme me ato të 11 Shtatorit 2001 në SHBA.

Kështu ka deklaruar ish-lideri serb i Bosnjës, Radovan Karaxhic, në një deklaratë drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës.

Sipas tij gjate luftës në Bosnje, ne periudhën  mars 1992-nëntor 1995, shumë fundamentalistë kanë qenë të pranishëm në vend, me qëllimin për të luftuar për llogari të myslimanëve.

Në një kërkese me shkrim ai i kërkoi Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës ta lejojë që të marrë nga Egjipti dhe Jordania dokumentet e nevojshme për të përgatitur mbrojtjen e tij.

Ish-lideri serb citohet të ketë thënë se policia sekrete në aman, ka regjistrime të një grupi fundamentalistësh islamike, për të cilët dyshohej se do të ktheheshin në Jordani e do të përhapnin terrorizmin.

Po kështu, Karaxhiç akuzoi edhe liderin mysliman të Bosnjës, Alija Izetbegovic, për lidhje me këto grupime.

Gjithashtu Karaxhicc, tha se Ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt, gjatë kohës që ka qenë i dërguari i BE-së për Ballkanin, ka zhvilluar një takim me avokatin e Karaxhicc lidhur me një marrëveshje me këtij të fundit dhe diplomatit amerikan, Ricard Hollbruk.

Bildt mohoi të ketë ekzistuar një marrëveshje e tillë, në bazë të së cilës Hollbruk i premtonte imunitet Karaxhicc, me kushtin që të largohej nga jeta politike. 

Radovan karadzic, 64-vjeç u arrestua në Beograd në korrik të vitit 2008 pas 13 vitesh në arrati. Ai përballet me 11 akuza, pjesa më e madhe e të cilave lidhet me masakrën e Srebrenicës, ku u vranë e u masakruan më shume se 8000 myslimanë./tvklan.al