Kush është kasapi i Bosnjës? Radovan Karaxhic lindi më 19 qershor të vitit 1945 në Peknica të Malit të Zi. Babi i tij Vuko ishte pjesë e çetnikëve ish-anëtarë të ushtrisë së mbretërisë serbe, por Radovan mundi të marrë prej të atit shumë pak për shkak të burgosjes përgjatë shumë viteve. Në vitin 1964, 19-vjeçari pinjolli i familjes Karaxhic, shkon në Sarajevë ku përfundojë studimet për psikiatri në universitetin e mjekësisë.
Më tej Radovan vijon specializimin duke kryer kërkime 1 vjeçare në universitetin e Nju Jorkut në SHBA, për t’u kthyer më pas në Jugosllavi, ku do të niste punën në spitalin Koshevo. Por profesionin si mjek nuk ishte e vetmja zgjidhje për të. Që në moshë të re Radovan kishte shfaqur dhe një tjetër prirjeje poezinë, të cilën e kultivojë në ndikimin e shkrimtarit serb Dobrica Çosic, i cili e integroji edhe në politikë.
Në vitin 1989, ai ju bashkua PD serbe në Bosnje-Hercegovinë. Ftesa e vërtetë u shënua pas referendumit për pavarësi të Bosnjës në vitin 1992, kur rezultati ishte 98% në favor të pavarësisë.
Karaxhic u bë presidenti i parë i Bosnjës duke i dhënë vetes kompetenca të pakufizuara, kjo e bëri atë të ishte i plotfuqishëm edhe në drejtimin e forcave ushtarake. Në atë kohë Karaxhic përfaqësonte minoritetin serb dhe ndërkohë planifikonte pastrimin ndëretnik të shtetit të republikës së serbëve të Bosnjës, siç e quante ai.
Karaxhic përdori të gjitha mënyrat e lustrimit dhe ushtarake për ta arritur qëllimin e tij. Viktimë i genocitit mestruoz të Karaxhic dhe ish-ushtarakut Ratko Mlladic që zgjati plot 3 vjet nga viti 1992 deri në 1995. Ishin 8 mijë civil boshnjak në masakrën e Sebrenicës, që në atë moment gjithçka ishte e dukshme për ndërkombëtarët të cilët nuk kishin mundur të konfirmonin se Karaxhic ishte një kasap.
Gjykata Ndërkombëtare e Hagës ngriti akuzat ndaj tij dhe bashkëpunëtorit Ratko Mlladic. Ndërsa SHBA kishin ofruar 5 milion dollarë shpërblim për kapjen e tyre, e cila u realizua pjesërisht me arrestimin e Karaxhic këtë të premte./tvklan.al
Gazetare: Justina Ukaliaj
Montazh: Vilma Halilaj