Asnjë gjobë e vendosur nga Autoriteti i Konkurrencës nuk është ekzekutuar ende. Mungesa e Gjykatës Administrative, e kushtëzuar nga kartonët e opozitës në parlament, si dhe zbatimi i ligjit për procedurat tatimore, sipas Lindita Milos, kryetare e Autoritetit të Konkurrencës, janë shkaqet kryesore që asnjë gjobë nuk është vjelë pavarësisht 6 viteve të ekzistencës së këtij autoriteti, periudhë në të cilën janë vendosur gjoba që shkojnë në rreth 790 milionë lekë, kompanive që kanë cenuar rregullat e konkurrencës në treg.

Lindita Milo: Nga 9 vendime që janë marrë për vendosjen e këtyre gjobave, vetëm njëra ka marrë formë të prerë dhe ajo nuk është ekzekutuar dhe nuk ekziston më instrumenti ligjor për të mbledhur gjoba. Vendimet për të mbledhur gjobat janë marrë duke filluar mbas, nga fundi i vitit 2007. Është vërtet 6 vjet, vetëm një vendim është marrë për gjobë në vitin 2005 dhe vendime e tjera janë marrë pas vitit 2007. Duke dalë gjykata Administrative na e zgjidh situatën, e kemi thënë në mënyrë sistematike.”

Deklaratat u bënë para Komisionit të Ekonomisë gjatë prezantimit të raportit vjetor të këtij institucioni.

Pas hetimit të tregut të gazit, aktualisht Autoriteti i Konkurrencës ka në fokus prokurimet publike dhe pjesëmarrjen e kompanive private në to./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro