“Ekzistojnë dokumente që rezultojnë se ka takuar dëshmitarin”
Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, deklaroi këtë të martë se çështja e kasetës së Krushës nuk është personale me Bashën. Sipas tij, kreu i demokratëve duhet që të sqarojë këtë ngjarje.
“Së pari dua të njoftoj që kjo nuk është çështje e karakterit personal me Lulzim Bashën, por çështje e një morali të munguar nga ana e Lulzim Bashës për t’u dhënë përgjigje disa çështjeve që nëse Lulzim Basha do të merrte pak kohë, t’i sqaronte nëse unë apo kushdo tjetër do të ishim në pozicionin e Bashës do ta kishim bërë që në momentin e parë”, tha Balla.
Balla tha se Basha e ka pranuar vetë sipas dokumenteve që ka punuar për gjykatën ndërkombëtare për krime lufte ku rezulton që ai ka kontaktuar dhe bindur dëshmitarin Milaim Bellanica të dorëzoojë kasetën e masakrës.
“Do iu vë në dispozicion një dokument që na e ka vënë Basha në Kuvend, që thotë që në 1999 ka punuar si përgjegjës operacional i zyrës së Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte, diçka që Basha e ka thënë dhe e ka deklaruar me dijeni të plotë. Rezulton që e ka kontaktuar dhe bindur dëshmitarin Milaim Bellanicën që t’i dorëzojë atë provë të rëndësishme të rëndësishme filmike që unë mendoj se do hidhte dritë mbi masakrën e Krushës. Nuk gjej dot shpjegim pse analistët e Bashës priren që të bindin opinionin publik se masakra e Krushës qenka sqaruar. Shkoni në Krushë dhe do të kuptoni që kjo nuk ka marrë përgjigje nga drejtësia fajtorët e Krushës nuk janë ndëshkuar”, tha Balla. /tvklan.al