Partia Socialiste ka shprehur serish shqetësimin ne lidhje me pajisjen e qytetareve pa pasaporte me karta identiteti.
Sekretari për çështjet zgjedhore, Kastriot Islami deklaroi edhe njëherë se procesi është pranë dështimit dhe se pas letrës qe selia roze i dërgoi Ministrisë se Brendshme, qëndrimi i partisë me te madhe opozitare do te varet nga përgjigjja qe ky dikaster do te beje publik deri me datën 31 Maj, afat i fundit ky i vene nga socialistët për këtë proces.
Kastriot Islami: “Duke mos dashur të vendosim asnjë kusht, por duke qenë tejet të shqetësuar për situatën e rëndë dhe duke parë indiferentizmin e qeverisë dhe lojën e saj për të fituar kohë Partia Socialiste bën me dije publikun se data 31 Maj është afati i fundit kur ne mund të presim një përgjigje nga Ministria e Brendshme.”
Ne emër te Partisë Socialiste, Islami hodhi poshtë çdo hamendësim për te rikthyer me 28 Qershor votimin me certifikata.
Kastriot Islami: “Zgjidhja është e gjitha në përgjithësinë e qeverisë shqiptare, të zbatojë kërkesat e kodit zgjedhor, të pajisë shqiptarët o me pasaportë o me letërnjoftime ata që janë pa pasaportë para se Partia Demokratike, mazhoranca dhe kryeministri Berisha të pranojë publikisht për shqiptarët dhe ndërkombëtarët që dështuan në procesin e pajisjes me karta. Vetëm në këtë moment marrim të gjitha përgjegjësitë për të dhënë zgjidhjen tonë”./tvklan.al