Rajoni i Katalonjës kërkon njohjen e Kosovës si shtet sovran nga Spanja. Pas deklaratave të bëra dhe më herët nga eksponentë të politikës katalanase, grupi parslamentar “Bashkë për Katalonjën”, ka zyrtarizuar në Kongres nismën ligjore për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shteti spanjoll.

Në relacionin që shoqëron këtë nismë deputetët nismëtar, teksa rendisin arsyet sepse duhet ndërmarrë ky hap nga Spanja, theksojnë se njohja e Kosovës është jo vetëm një detyrim që lind nga rezolutat e Parlamentit Europian, por edhe mundësi që duhet krijuar për Prishtinën për të avancuar në rrugën e saj të integrimit në BE.

“Ne e kemi bërë të qartë qëndrimin tonë për nevojën e njohjes së Kosovës si shtet i pavarur. Kemi treguar edhe mbështetjen tonë për rezolutat e fundit nga Parlamenti Europian, të cilat i bëjnë thirrje 5 shteteve të BE-së që të njohin Kosovën, që kjo e fundit të avancojë në rrugën Europiane. Po ashtu mbështesim shqetësimin që disa nga vendet po përdorin mjetet institucionale që të pengojnë integrimin e rajonit, përfshirë atë të Kosovës”.

Refuzimin e Spanjës për ta njohur Kosovën sipas tyre lë të hapur mundësinë për destabilitet politik dhe jo vetëm në rajonin e Ballkanit.

“Refuzimi i Spanjës për të njohur si shtet, është një pengesë politike për ta përfshirë në Ballkanin Perëndimor, dhe një faktor destabiliteti në këtë zonë në një kontekst të shënuar nga lufta në Ukrainë”.

Pak ditë më parë ishte kandidati i partisë “Së bashku për Katalonjën” në zgjedhjet evropiane, Toni Comín, ai që kërkoi nga Qeveria e Spanjës që të ndalojë “standardet e dyfishta” dhe “hipokrizinë” e saj me njohjen e Palestinës si shtet dhe të njohë pavarësinë e Kosovës.

Spanja renditet në mesin e 5 vendeve anëtare të BE-së, krahas Greqisë, Qipros, Rumanisë dhe Sllovakisë që nuk e ka njohur deri më tani pavarësinë e Kosovës. Nëse kjo kërkesë e përfaqësuesve të Katalonjës do të marrë dritën jeshile, kjo do ta bëj Spanjën vendin e 118 në botë që njeh Kosovën si shtet sovran.

Tv Klan