Kategoria e Parë mbylli javën e 13-të, me dy ndeshje interesante. Vora fitoi me shifrat e thella 4-0 ndaj Kukësit në transfertë, në një ndeshje të dominuar nga fillimi deri në fund.

Sukses i rëndësishëm për miqtë e Arian Bellait, që iu falën golave të Aneni, Tabaku dhe dopietës së Ruzgis në pjesën e dytë.

Kjo fitore e mban Vorën në vendin e tretë me 31 pikë, po aq sa Besa e vendit të dytë dhe 1 pikë më pak se Flamurtari kryesues. Kukësi vuan dhe renditet në vendin e nëntë me 13 pikë.

Në takimin tjetër, Pogradeci triumfoi minimalisht ndaj Lushnjës, në një ndeshje me fund emocionues. Liqenorët iu falën një goli të Kazem në minutën e 14-të, për të marrë 3 pikë të arta.

Lagunarët kishin mundësinë e barazimit në fund, por Canka gaboi nga penalltia, duke gjuajtur jashtë.  

Pogradeci ngjitet në vendin e gjashtë me 18 pikë, ndërsa Lushnja mban vendin e tetë me 15 pikë. /tvklan.al