Komisioni Europian mbështet draft-rezolutën e raportuesit Knut Fleckenstein për Shqipërinë, por pa iu referuar një vendimi të shpejtë të shteteve anëtare për hapjen e negociatave të anëtarêsimit me Shqipërinë.

Në debatin e zhvilluar në Komisionin e Punëve të Kashtme të Parlamentit Europian, shefja e njësisë për Shqipërinë në Drejtorinë e Përgjithshme të Politikës së fqinjësie dhe negociatave të zgjerimit, Michaela Matuella është shprehur, se draft rezoluta Fleckenstein është në përputhje me qëndrimin e ekzekutivit europian.

Michaela Matuella, shefe e njësisë për Shqipërinë në DG NEAR:

Mesazhet e draft-rezulutës së Flenkestein janë në përputhje me qëndrimin e Komisionit Europian duke u fokusuar te zbatimi i reformës në drejtësi, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, forcimi i të drejtave të njeriut ashtu si dhe prioritetet të tjera që bien në fushën e 5 kritereve kyçe, siç janë reforma elektorale dhe zbatimi i tê ashtuquajturit ligji i dekriminalizimit. Që prej marrjes së statusit të vendit kandidat, Shqipëria ka shënuar progres, nga ku më i rëndësishmi ishte aprovimi i amendamenteve kushtetuese, që krijoi mundësinë për një reformë gjithëpërfshirëse të gjyqësorit. është për këtë arsye, që Komisioni Europian bëri rekomandimin për hapjen e negociatave duke e kushtëzuar me progres konkret dhe të prekshëm në zbatimin e reformës në drejtësi në veçanti të ashtuquajturin ligjin e Vetingut .

Komisioni Europian konsideron, se dialogu ndërpartiak është kyç për reformat e integrimit të Shqipërisë dhe vlerëson rolin e komitetit të stabilizim-asocimit për nxitjen e reformave të integrimit në Shqipëri./ TV KLAN