Kirurgjia estetike jashtë vendit ka qenë fokusi i emisionit “Porta a Porta” të Bruno Vespa në televizionin italian Rai Uno. Gazetarja e emisionit Simona Decina ka fluturuar drejt Tiranës për të bërë një tur në mjediset e KEIT Day Hospital, duke e prezantuar si lider të kirurgjisë estetike për pacientët ndërkombëtarë e kryesisht ata italianë.
Standardet e larta dhe tarifat konkurruese
Në kronikën e përgatitur për emisionin, gazetarja vë theksin tek standardet e larta që KEIT ofron, cilësinë maksimale të shërbimit dhe tarifat mjaft konkurruese në raport me tregun italian si pasojë e taksave më të ulëta në vend. Këto faktorë e kanë bërë KEIT një zgjedhje tërheqëse për pacientët italianë që kërkojnë kirurgji estetike me cilësi të lartë dhe tarifa më të favorshme.
Përvoja e pacientëve në KEIT
Materiali i përgatitur nga gazetarja e Rai Uno solli edhe dëshmi të pacientëve italianë që ndanë eksperiencat e tyre pozitive në KEIT: “Zgjodha KEIT pasi ma sugjeruan disa miq të kënaqur nga shërbimi”, shprehet një djalë i cili ka kryer rimodelimin e hundës.
“Në Itali më kërkuan 8,000 euro për të njëjtën ndërhyrje, ndërsa në KEIT e realizova me gjysmën e çmimit”, shprehet një tjetër paciente, e cila ka kryer zvogëlimin e gjoksit.
Këto dëshmi nënvizojnë reputacionin dhe besueshmërinë që KEIT ka ndërtuar në tregun ndërkombëtar, ndërkohë që vetë gazetarja Simona Decina e mbyll këtë kronikë duke thënë se: “Shumë klinika estetike ekzistojnë në Tiranë, shumë të tjera janë hapur dhe mbyllur, por askush nuk ofron standardet e asaj që ne vizituam”.
Një historik i vëmendjes mediatike italiane
KEIT Day Hospital ka tërhequr prej vitesh vëmendjen e mediave italiane, duke u bërë një pikë referimi për cilësinë dhe standardet në fushën e kirurgjisë estetike. Në vitin 2017, klinika ka qenë pjesë e emisionit “Nemo – Nessuno Escluso” në Rai Due, i moderuar nga Enrico Lucci, duke marrë vlerësime të larta për shërbimet e saj.
Gjithashtu KEIT ka qenë pjesë e emisioneve të ndryshme si: “La vita in diretta” në Rai Uno me Lorella Cuccarini, “Drito e Rovescio” në Rete 4 apo “L’aria che tira” në La7, duke fituar më tej njohje për përkushtimin ndaj cilësisë. Së fundmi, gazeta prestigjioze “Corriere della Sera” i ka kushtuar një artikull KEIT, duke e cilësuar atë si një “perandori të kirurgjisë estetike” dhe duke promovuar Shqipërinë si një destinacion tërheqës edhe në fushën e investimeve ndërkombëtare.
Klan News