Drejtuesi i PD për Tiranën, Belind Këlliçi është paraqitur ditën e sotme në SPAK ku tashmë ka përfunduar dëshminë e tij. Në dalje nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Këlliçi është shprehur se është paraqitur për të dëshmuar lidhur me dosjen “5D”.

Belind Këlliçi ndër të tjera u shpreh se nuk ka besim që organi i akuzës do të ndalë luftë që ka me opozitën.

Belind Këlliçi: Erion Veliaj i cili mbolli disa pemë këtu pasi u paraqit në SPAK mund do të gjejë rehat dhe qetësi pa shkuar para ligjit për të gjitha abuzimet në bashkinë e Tiranës. Vijoj ta kritikoj (SPAK), në raport me çështjen e inceneratorit të Tiranës. Nuk kam si mos ta kritikoj kur ne që jemi këtu paguajmë 80 mijë Euro në vit për një incenerator që nuk ekziston. Ka katër vite kjo çështje dhe prokuroria ende ka frikë t’i përmend emrin Erion Veliajt që dihet botërisht që është personi që ka shkelur ligjin dhe është personi që i ka dhënë dritë jeshile koncesionit tridhjet vjeçar të trajtimit të mbetjeve në landfillin e Sharrës.

Në rastin e 5D kam thënë që ka pasur tjetër ritëm prokuroria, por sigurisht vendimi ka lënë disa detyre ku më specifikja është ky grup plotëson të gjitha kushtet si një grup i strukturuar kriminal dhe si i tillë duhet të ndiqet. Unë nuk kam besim që organi i akuzës do të ndalet nga lufta që ka me opozitën ku për këtë tashmë ka qëndrime publike nga organizatat më të mëdha politike të të djathtës dhe qendrës së djathë, pra nuk janë qëndrime tona politike, por unë si një qytetar bëj detyrën time dhe të gjitha paligjshmëritë që më vijnë nga qytetarët i depozitojë në organin e akuzës./tvklan.al