Sot në tregjet ndërkomëbtare valutore dollari amerikan u shkëmbye i qëndrueshëm ndaj monedhës së përbashkët evropiane. Dje dollari shënoi një rekord të ri të ulët ndaj monedhës së përbashkët ku në ekranet elektronike 1euro u shkëmbye me 1.300 dollarë, por arriti të stabilizohej të Rezervës Federale Amerikane për të rritur normat e interesit për dollarin me 0.25% duke e çuar nromën bazë me 2%.
Autoritet më të larta të Bankës Qendrore Evropiane po shfaqin hapur shqetësimet mbi rritjen e shpejtë të monedhës së përbashkët javët e fundit ndaj dollarit amerikan duke bërë që investitorët të jenë të kujdesshëm për të çuar më lart monedhën e përbashkët. Në orët evropiane të shkëmbimeve monedha e përbashkët u shkëmbye në nivelet 1 euro =1.287 dollarë.
Sipas ekspertëve të Bankës Italo- Shqiptare, në tregun tonë të brendshëm valutor nuk shënohen lëvizje të konsiderueshme në raportet e shëkmbimit të lekut ndaj dy monedhave kryesore. /tvklan.al