kenga ime ok

Edhe mbrëmë trupa e baletit në Tv Klan ka hapur siparin e natës së katër të Festivalit të këngës tradicionale qytetare “ Kënga Ime” drejtëpërdrejtë nga teatri i Televizionit Klan.

Në një skenë madheshtore dhe një publik te zgjedhur, 7 këngëtarë nga Shqipëria dhe diaspora konkuruan me këngë të reja nga reportori i tyre por dhe ato të krahinave dhe kulturave që përfaqësojnë.

Një nga emrat më ne zë të muzikës popullore qytetare shkodrane,  Mukadez Canga nisi e para konkurimin në natën e katërt.

Moderatori Pandi Laço ka lënë të lirë skenën kur prezantoi grupin e burrave nga Gjakova dhe këngetarin Artan Bakja të cilët pas interpretimit të tre kengeve morën dhe gjykimin e jurisë.

Arjan Dremadhasi , Mimoza Paravelli, Esat Ruka , Festina Mejzini, dhe Artur Matija me interpretimet e tyre , ndezen skenën dhe publikun ne sallë.

Edhe  mbrë superspektakli ka dhuruar shumë supriza dhe shoë duke u kthyer në një program shumë të dashur për shqiptarët anembanë botës.

Tv Klan