kengaimeMbrëmja e dyte gjysmëfinale e Festivalit “Kënga ime” njohu katër finalistët e rradhës. Ata janë Samir Shehu me “Për ty o lumi im”, një këngë me motive patriotike e cila i kushtohet lumit Radika.

Në vendin e dytë me 82 pikë, katër anëtarët e jurisë vlerësuan “Qefi bëhet me shkodran” të Bujar Qamilit.

Me vetëm një pikë diferencë, 81, Grupi Ali Pasha është një nga finalistët e “Kënga ime”.

Devis Xherahu me “Kënga e bilbilit” ishte edhe finalisti i katërt edhe i fundit në mbrëmjen e së dielës.

Në natën e 11-të në Teatrin e Televizionit Klan konkuruan 12 artistë duke përcjellë live nga kjo skenë krijmtarinë e tyre më të fundit. Festivali i muzikës popullore dhe qytetare rikthehet të shtunën e 31 majit me të tjera ethe të garës.

TV KLAN