Një natë magjike me artistë shqiptarë dhe të huaj. Nën prezantimin e Ardit Gjebrea dhe Adrola Dushi vjen edicioni i 21-të, drejtpërdrejtë në ekranin e Televizionit Kombëtar Klan.
Është “Kënga Magjike” – më e motivuar se kurrë. #këndojpërtëndërtuar
Fituesja e edicionit të 21 të festivalit më të madh të këngës moderne është Eneda Tarifa, me këngën “Ma zgjat dorën”.
Në vendin e dytë u rendit Fifi, e cila mori pikët maksimale nga publiku, mbështetja e të cilit u ndje edhe në sallën e Pallatit të Koncerteve. Ndërsa në vendin e tretë u rendit këngëtarja Anxhela Peristeri.
Kënga Magjike erdhi këtë vit ndryshe. Për herë të parë pas 20 vitesh, nuk u ndanë çmime dhe nuk pati nominime.
Të vetmet çmime ishin ato për dy kategoritë e reja të këtij viti, New International Artist dhe Best Big International, si dhe për artistin e ri më të mirë.
Kështu, Çmimi Best New Artist shkoi për Khuba, New International Artist shkroi për grupin italian Sisma dhe Best Big International shkoi për artisten nga Maqedonia e Veriut, Tamara Todevska.
Fituesja e Kënga Magjike u vendos nga publiku, juria dhe votimi i artistëve për njëri tjetrin. /tvklan.al