Kengëtari i njohur, Art Abazi përmes një postimi në Instastory ka bërë të ditur se është infektuar nga virusi.

Ditën e dielë këngëtari ka patur disa probleme shëndetësore dhe pas kryerjes së tamponit zbuloi se ishte pozitiv nga Covid-19.

Arti është izoluar në shtëpinë e tij dhe ka informuar ndjekësit se gjendja e tij është shumë më e mirë se dje.

Ai gjithashtu në postimin e tij bën thirrje që të respektohen masat, për të mbrojtur veten dhe familjet.

Miq pas problemeve shëndetësore, nga dita e dielë jam i shtrirë në shtëpi, ku po marr trajtimin e nevojshëm. Dje iu nënështrova testit dhe sot mora njoftimin se unë kam rezultuar pozitiv me Covid-19. E rëndësishme është që sot jam shumë më mirë se dje. Përmes kësaj informate dua t’iu lus për respektim të rregullave. Mbani maskën për të mbrojtur veten dhe familjen! Shëndet e dashuri për ju! Shihemi së shpejti “, shkruan këngëtari në postimin e tij./tvklan.al