“Mamushi” një prej hiteve të albumit më të fundit të Megan Thee Stallion të publikuar në fund të Qershorit, këtë Gusht është ngritur në majat e trendeve muzikore në Youtube.
Këtë po e arrin falë klipit më të ri të publikuar 9 Gusht, ky ylli i Hip Hopit amerikan shfaqet jo shumë e kursyer me pamjen dhe provokimet e saj.
10 ditë pas publikimit të klipit të këngës, “Mamushi” është renditur në vendin e dytë të klasifikit të këngëve trend” në Youtube dhe ka tërhequr minimalisht 15 milionë shikime vetëm në këtë rrjet social.
Kënga bën fjalë për një vajzë të re në rolin e së cilës është këngëtarja 29-vjeçare, një punonjëse e SPA-je japoneze që frekuentohet nga elementë të botës së krimit, e cila shndërrohet në gjarprin më helmues të Japonisë “Mamushi” për të vrarë dhunuësit e saj dhe pastaj ndërron lëkurën për të nisur gjithçka nga fillimi.
Tv Klan