Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Natyra shqiptare në raport me sipërfaqen ka një larmi të madhe të ekzistencës së florës dhe faunës. Këtu mund të gjenden rreth 30% të specieve bimore europiane dhe 42% e gjitarëve të kontinentit të vjetër. Por njëkohësisht vendi ynë renditet ndër vendet që paraqet dhe humbjen më të madhe të biodiversitetit.

Sipas një raporti të UNEP-it në mënyrë negative ndikojnë shpyllëzimet, erozioni i tokës, si dhe ndotja e saj. Biodiversiteti po kërcënohet gjithashtu dhe nga gjuetia, peshkimi dhe kullotja pa kriter. Mund të themi, se 36% e specieve vertebrore në vend janë seriozisht të rrezikuara, ose të kërcënuara.

Në raportin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për mjedisin, shënohet edhe fakti se popullsia shqiptare që jeton jashtë zonave urbane përdor lëndën e drurit për zjarr dhe ngrohje, ndërsa monitorimi i zonave të mbrojtura nuk është ende në nivelin e duhur./tvklan.al